Për para, gruaja e verbër kineze ka shitur katër nga 6 fëmijët e saj

May 31, 2013 | 21:43
SHPËRNDAJE
Du në shtëpinë e saj

Një grua e verbër kineze ka rrëfyer se ka shitur 4 nga fëmijët e saj të sapolindur për të mbështetur financiarisht familjen e saj, pasi bashkëshorti nuk mund të gjejë një punë të qëndrueshme.

Mes viteve 2005 dhe 2012, Du Xiurong nga Mianyang në provincën e Sishuanit, ka shitur katër fëmijët, tre vajza dhe një djalë. Në total, ajo ka lindur 6 fëmijë, por ka mbajtur vetëm vajzën dhe djalin më të rritur.

Du me nje nga femijet

Nuk kam zgjedhje tjetër është shprehur ajo, duke shtuar se, nëse nuk do të ishte e verbër nuk do ta bënte këtë. Megjithatë, ajo nuk e konsideron këtë një gje të keqe, pasi thotë se po ndihmon familjet që nuk kanë mundësi të kenë vetë një fëmijë. Du ka shpjeguar se është verbuar në një aksident kur ishte vetëm 5 vjeç. Ajo është martuar kur ishte 14 vjeç.

Shpejt mësoi se bashkëshorti i saj nuk ishte në gjendje të mbante një punë të vazhdueshme. “Si një person normal, ai nuk mund të fitojë para. Ndryshe, unë një person i verbër, jam e detyruar të siguroj para për të gjithë familjen”- shprehet Du.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura