129 persona testohen pozitivë me COVID-19, gjashtë pacientë ndërrojnë jetë. Të dhënat e fundit nga Maqedonia e Veriut

Jul 24, 2020 | 21:11
SHPËRNDAJE

Numri i infektimeve në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet i lartë.

koronavirusi

Kështu në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 129 persona, duke e çuar në total numrin e personave që janë testuar pozitivë në 9797.

Ndërsa gjashtë pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në 451 numrin total të viktimave.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 109 pacientë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura