VIDEO/ Si u shpëtuan 12 lojtarët e zhdukur para një jave, u gjetën në një shpellë në Tailandë

Jul 2, 2018 | 18:24
SHPËRNDAJE

Guvernatori provincial i Tajlandës, Narongsak Osatanakorn, tha se grupi është i sigurt dhe është shpëtuar pas një operacioni masiv kërkimi që u zhvillua në shpellën Tham Luang Nang Non në provincën Chiang Rai, që ndodhet në pjesën veriore të vendit.

“Ne i gjetëm të sigurt, por operacioni nuk ka përfunduar,” tha ai, sipas Associated Press.

Djemtë, të moshës 11 deri 16 vjeç, dhe trajneri i tyre 25 vjeç, hynë në shpellë më 23 qershor. Shirat e rënda që përmbytën pasazhet kryesore bllokuan futbollistët dhe e bënë kërkimin të vështirë.

thailand_cave_search-e1529936700459

Zhytësit u penguan përsëri dhe përsëri nga uji që kishte mbushur pjesët e shpellës dhe i detyroi ata të tërhiqen për arsye sigurie.

Kur nivelet e ujit ranë, të dielën, zhytësit nisën sërish kërkimet për gjëetjen e futbollistëve, duke vendosur një litar dhe furnizime shtesë të oksigjenit përgjatë rrugës.

Përveç zhytësve, ekipet po punonin për të nxjerrë ujin, si dhe për të devijuar ujërat nëntokësore.

Ekipet e kërkimit, duke përfshirë një ekip ushtarak amerikan, kërkuan të kalonin përmes një çarje në mal në kërkim të ndarjes që mund të çonte në boshte që mund të shërbenin si një derë e pasme në zonat e bllokuara ku mund të strehoheshin të zhdukurit.

Shpella shtrihet disa milje dhe ka dhoma të gjera dhe korridore të ngushta me pjerrësi shkëmbore dhe ndryshime në lartësi.

Dhoma është rreth 2.5 milje nga hyrja e shpellës, e cila mendohet të jetë rreth 4 deri në 5 milje e gjatë dhe e prerë në një mal në Tailandën veriore në afërsi të kufirit me Myanmar.

4DD92A6700000578-5910069-Public_anticipation_for_the_rescue_has_been_high_since_Sunday_bu-a-11_1530551642784 4DD929CD00000578-5910069-Teams_have_been_combing_the_mountainside_looking_for_fissure_tha-a-17_1530551642958 4DD92BBD00000578-5910069-Chiang_Rai_s_Governor_Osatanakorn_said_the_divers_had_concentrat-a-14_1530551642828 4DD90ABA00000578-5910069-Thai_soldiers_carrying_equipment_inside_the_flooded_cave_complex-a-8_1530551642718 4DDADB6000000578-5910069-image-m-26_1530551871619Video: http://www.foxnews.com/world/2018/07/02/all-12-members-and-coach-thailand-youth-soccer-team-found-alive-in-caves-after-massive-search-official-says.html

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura