100 vjetori, Meta: Politika, jo e përçarë për festime

Oct 31, 2012 | 11:39
SHPËRNDAJE
Kreu i LSI, Ilir Meta

TIRANE- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka bere apel per pergjegjshmeri dhe pjekuri te forcave politike ne prag të festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë.

Duke folur ne mbledhjen e Komitetit Drejtues te LSI-se, Meta ka theksuar se festimet e ketij 100 vjetori shume te rendesishem per historine dhe vendin duhet ta gjejne politiken te bashkuar dhe jo te percare.

“Kjo është dita ku politika nuk duhet të përcahet, por të dëshmojë pjekuri”- tha Meta.

Deklarata vjen nderkohe qe politika zjen nga polemikat per vendin dhe protokollin e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise, ku maxhoranca ka percaktuar festimet ne Vlore me 27 dhe ne Tirane me 28. Nderkohe qe PS-ja kembengul per festimet ne 28 ne Vlore, duke akuzuar shumicen qeverisese per injorim te qytetit te historise.

Gjithashtu kreu i LSI-së e ka cilësuar si mjaft të suksesshëm votimin elektronik për zgjedhjen e komitetit drejtues të kësaj force politike. “Votimi elektronik është më transparenti, më i saktë dhe më i pastër ” tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura