“Lulja e kaktusit”, një komedi në “Petro Marko”

May 26, 2011 | 9:30
SHPËRNDAJE

“Lulja e Kaktusit” titullohet komedia që po shfaqet në teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Sipas drejtorit të teatrit, Dhimitraq Furxhi, kjo ngjarje “vjen në këtë situatë të turbullt politike, kur artdashësit kanë nevojë të shohin një komedi”. Regjisori Roland Minga tha se përzgjedhja e veprës, shkruar nga nga Jean-Pierre Gredy dhe Pierre Barrillet, e ka garancinë e vet në suksesin që ka pasur në ekranet dhe skenat në botë, nën interpretimin e aktorëve të mëdhenj botërorë, si dhe vlerësimeve me çmime. Por, nuk ishte kjo arsyeja e përzgjedhjes së veprës, por personazhet jetësore të veprës që i ndeshim përditë, madje edhe mund të identifikohemi me ta në momente të caktuara. Skenografia është realizuar nga Agron Jakupi, ndërsa muzika nga Artur Dhamo. Interpretojnë aktorët: Astrit Mamaj, Desantila Kristo, Artan Islami, Eljona Thomaraj etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura