“Falja e gjakut”, konkurron në Festivalin e Sidney-t

May 25, 2011 | 9:27
SHPËRNDAJE
Nga filmi “Falja e gjakut”

“Falja e gjakut” merre pjesë në një tjetër ngjarje të rëndësishme kinematografike. Nga data 8-19 qershor, në Sidney të Australisë do të zhvillohet edicioni i radhës i “Sideney Film Festival”. Mes 12 filmave konkurrues në garën zyrtare, është edhe ai shqiptaro-amerikan “The forgiveness of blood”, me regji të Joshua Marstron dhe skenar të Andamion Muratajt dhe Joshua Marston. Filmi, i cili ka në qendër problemin e gjakmarrjes, vjen përmes interpretimit të një grupi aktorësh fare të rinj e të përzgjedhur në një audicion masiv të zhvilluar në Shkodër si Sindi Laçej, Tristan Halilaj etj. Do të jetë një garë e fortë, ku konkurrojnë filma nga vende të ndryshme të botës si Irani, Spanja, Rusia, Japonia, Greqia etj., fitues të çmimeve ndërkombëtare. Ndër konkurrentët është edhe filmi fitues i festivalit të Kanës, “The tree of life”, me regji dhe skenar te Terrene Malick, ku interpreton aktori Brad Pitt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura