“Armagedon” ne vitin 2040

Feb 29, 2012 | 12:18
SHPËRNDAJE

NASA ka identifikuar një asteroid të ri 140 metra të gjerë, që po afrohet drejt Tokës dhe mund të jetësojë teorinë “Armagedon”, më 5 shkurt 2040. Guri i emërtuar “2011 AG5” tashmë e ka tërhequr vëmendjen e “UN Action Team” mbi objektet afër Tokës, të cilët po kërkojnë mënyra për ta devijuar atë. Edhe pse përplasja është llogaritur të ndodhë pas tri dekadash, nëse guri bie në ndonjë vend, do të shkaktojë miliona të vdekur. Megjithatë, vëmendja më e madhe në qiell është përqendruar tek asteroidi “Aphophis”, që është në përmasa sa tri fusha futbolli dhe parashikohet të kalojë pranë Tokës në vitin 2036.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura