Nga pushimet me gjyshërit, te jeta nga fusha në shtëpi e Asllanit. Rrëfehet futbollisti i Serisë A: Jam një njeri shumë i thjeshtë
Kristjan Asllani është kthyer në dy vitet e fundit në një emër shumë të njohur në Shqipëri e në Itali. Ai tashmë është një yll i Kombëtares shqiptare dhe luan në radhët e Interit në Serinë A. Por kjo nuk ka ndryshuar aspak jetën e 21-vjeccarit, siç ka treguar ai në intervistën e tij në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”.

“Unë sa kam mbaruar aktivizimin me kombëtaren, jam kthyer në Shqipëri disa ditë te gjyshërit. Isha me shokët me pas në Mikonos dhe tani jam kthyer në shtëpi në Piza. Në pushime isha me shokët e mi të ngushtë dhe me dajën tim”, tregoi ai në bashkëbisedimin me moderatoren Vjosana Nozllaku.
“SI është jeta private e Asllanit? Jeta private e Asllanit është shumë e thjesht, jam një person shumë i thjeshtë. Në Milano shkoj nga fusha stërvitore në shtëpi. Kam familjen time me mua në Milano dhe maksimumi shkoj dhe pi kafe me familjen time”, vijoi ai, duke treguar se ka gjithmonë pranë familjarët e tij.
“Ata janë thuajse gjithmonë në stadium, sidomos në Milano i ndjekin të gjitha ndeshjet. Në finalen e Ligës së Kampioneve, normale që ishte edhe familja ime”, tregoi mesfushori.
PANORAMASPORT.AL













