EKSKLUZIVE/ Sakrifica për t’u bërë një yll i Serisë A, Kristjan Asllani rrëfehet në “Panorama TV”: Kam bërë realitet ëndrrat e mia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2023 | 17:11

EKSKLUZIVE/ Sakrifica për t’u bërë një yll i Serisë A, Kristjan Asllani rrëfehet në “Panorama TV”: Kam bërë realitet ëndrrat e mia

“Jam një djalë i thjeshtë”. Kështu është mënyra se si Kristjan Asllani e përshkruan veten, ndonëse që tani është një nga yjet e Serisë A, në një nga klubet më në zë, ka varur në qafë medaljen e finalistit të Ligës së Kampioneve dhe dy javë më parë mahniti Europën me supergolin e tij me fanellën e Kombëtares kuqezi.

2607d6e9-8ca5-4c2f-b797-b0bea55321ee

Por përshkrimi është pikërisht ashtu siç thotë vetë mesfushori kuqezi, i cili në një intervistë ekskluzive për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, ka treguar me çiltërsi hapat e karrierës së tij. Në bashkëbisedimin me moderatoren Vjosana Nozllaku, lojtari ka zbuluar që nga hapat e parë në futboll, e deri te emocionet e veshjes së fanellës kuqezi.

“Unë nuk mbaj mend gjë se kam ikur i vogël nga Shqipëria, kur isha gati 3 vjeç dhe kam ardhur këtu në fshatin ku jetoj në Itali, pasi babai im ka ardhur me gomone. E nisa këtu me futbollin dhe kam jetuar këtu derisa shkova në Milano.

E kisha shumë qejf futbollin dhe shikoja sport me babain. E kam nisur këtu në fshat kur isha 5 vjeç, pas një viti shkova në një tjetër fshat këtu afër. Pastaj bëra 13 vite me Empolin dhe në fund iu bashkova Interit.

Sakrifica padyshim kam bërë, por çdo gjë është e bukur se bëjmë diçka që kemi qejf. Nuk më kujtohet mirë kur mora ftesën nga Empoli, por e di që më ka ndihmuar një ish-lojtar i Empolit që e kam këtu në fshsat dhe më tha ai që shko te Empoli.

Debutimi me ekipin e parë? Po e mbaj mend, se ka qenë me Napolin në Kupën e Italisë dhe zëvendësova Bajramin dhe hyra në vend të tij, luajta 6-7 minuta, ishte emocion i madh se kur luan 13 vite me një skuadër e pastaj debuton me ekipin e parë, është një gjë shumë e bukur.

Nuk kam ëndrra, se ëndrra ime ishte të luaja me Interin e Kombëtaren. Tani duhet të kap objektiva që të fitoj trofe, me Interin, apo dhe me Shqipërinë”, tha ndër të tjera Asllani në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: Nga ftesa e parë te objektivi, Asllani flet për Kombëtaren në “Panorama TV”: Shokët u tallën për golin, më thanë që ishte krosim

“E dija dhe unë që duhet të pasoja”, Asllani i rikthehet rastit të humbur ndaj Barcelonës: Ja çfarë më tha Inzagi

“Vetëm kur je atje e kupton”, “tifozi” Asllani që u bë lojtar i Interit tregon në “Panorama TV”: Të shkosh në finalen e Champions me ekipin e zemrës është…

Nga pushimet me gjyshërit, te jeta nga fusha në shtëpi e Asllanit. Rrëfehet futbollisti i Serisë A: Jam një njeri shumë i thjeshtë

EKSKLUZIVE/ Sugjerimi i Lalës që të largohet nga Interi, Asllani i përgjigjet në “Panorama TV”: Nuk ka shanse