Egnatia, pas furtunës vjen reagimi i fortë. Rrogozhinasit kanë nevojë për tre pikët e para në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 11:00

Egnatia, pas furtunës vjen reagimi i fortë. Rrogozhinasit kanë nevojë për tre pikët e para në kampionat

Egnatia njihet në Superiore si një skuadër që shpesh nuk e nis sezonin me ritëm të lartë, duke kaluar sfida të vështira në ndeshjet e para.egnatia-vllazniaKy fenomen është i dukshëm sezon pas sezoni, ku stafi dhe lojtarët duhet të gjejnë mënyrën për të reaguar dhe për të rregulluar ritmin pas humbjeve të para. Starti i sezonit 2025-2026 nuk ndryshoi shumë nga ky trend. Rrogozhinasit u përballën me Vllazninë në transfertë dhe pavarësisht përpjekjeve, dolën të mundur 0-2.

Humbja, e cila ishte e pastër dhe jo shumë e pritshme nga tifozët, la shije të hidhur, por njëkohësisht ofroi mundësinë për reflektim dhe rregullim strategjie. Stafi teknik dhe drejtuesit e ekipit kanë theksuar se objektivi kryesor tani është ndeshja e dytë, ku Egnatia ka një traditë më të mirë dhe mund të rikthehet me moral të lartë.

NDESHJET E DYTA – Në historikun e ndeshjeve të dyta në Superiore, Egnatia ka treguar se di të reagojë pas një nisjeje të vështirë të sezonit. Në sezonin 2024-2025, rrogozhinasit fituan 2-1 ndaj Laçit në shtëpi, një sukses që rriti moralin e skuadrës dhe në fund u shpallën kampionë. Një vit më parë, në sezonin 2023-2024, Egnatia realizoi një nga fitoret më të thella jashtë fushe, duke mundur Kukësin 4-0 dhe duke treguar aftësinë për të goditur në transfertë dhe për të shkaktuar befasi ndaj rivalëve të fortë.

Edhe në këtë rast ekipi u shpall kampion, duke marrë triumfin e parë në histori. Pra, kur ekipi fiton ndeshjen e dytë, në fund ngre trofeun. Të njëjtën gjë shpresojnë që ta bëjnë edhe këtë edicion. Sakaq, në sezonin 2022-2023, skuadra u mund 0-2 nga Tirana në shtëpi, ndërsa në sezonin 2021-2022, Egnatia arriti një barazim të vlefshëm 1-1 në transfertë po ndaj Tiranës. Ky bilanc tregon se Egnatia, pavarësisht startit të vështirë të sezonit, shpesh arrin të marrë rezultate pozitive në ndeshjet e dyta, duke kombinuar reagimin strategjik me karakterin e lojtarëve.VCFDGREAGIMI – Sfida me Elbasanin këtë fundjavë në Rrogozhinë pritet të jetë një test i ri për ta. Pas humbjes ndaj Vllaznisë, ekipi ka nevojë patjetër për tre pikët e para në shtëpi për të stabilizuar ritmin dhe për të rikthyer moralin e lojtarëve dhe tifozëve. Historikisht, ndeshjet e dyta kanë qenë momenti kur Egnatia ka treguar më shumë karakter dhe vendosmëri, duke dhënë sinjalin se skuadra nuk dorëzohet lehtë. Egnatia është një skuadër që di të marrë shpërblimin e parë të madh pas një nisjeje të vështirë. Në përfundim, historiku i ndeshjeve të dyta në Superiore tregon një skuadër që mëson nga gabimet, reagon dhe ka potencial për rezultate pozitive, duke e bërë Rrogozhinën një qytet ku çdo kundërshtar duhet të kujdeset dhe të mos e nënvlerësojë ekipin vendas.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL