Bylisi, 5 sulmues për 2 vende
Endri Bakiu, Vangjel Mile, Orjand Abazaj, Alban Shillova dhe Pablo Munhoz. Plot pesë sulmues luftojnë për dy vende në formacionin e Bylisit. Pas largimit të nigerianit Solomonson Izuçuku, klubi ballshiot u hodh në sulm për afrimin e të paktën dy sulmuesve të mirëfilltë. Konkurrenca në repartin ofensiv tashmë është e madhe dhe i mbetet trajnerit Egbo për të vendosur se cili nga lojtarët do të jetë titullar, duke filluar nga ndeshja kundër Flamurtarit. Ndërkohë, mësohet se klubi është në bisedime me sulmuesin slloven të Partizanit, Patrik Bordon. Në parim është arritur një akord dhe mbetet vetëm firma. Me ardhjen e tij do të shkonte në 6 numri i sulmuesve, por me siguri një ose dy prej tyre ndoshta largohen. Sot do të vendoset gjithçka për merkaton, në një kohë që ekipi vazhdon stërvitjen, teksa të dielën e pret një takim i vështirë në stadiumin “Adush Muça”.
Renaldo Gremi













