Besa nis “pazarin” në Kosovë, tre lojtarë për prapavijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2023 | 22:40

Besa nis “pazarin” në Kosovë, tre lojtarë për prapavijën

Besa ndez “motorët” në merkato. Pas Ermir Spahiut dhe Arbri Pengut, listës së afrimeve i shtohen edhe tre lojtarë. Këtë herë merkatoja është përqendruar e gjitha në Kosovë. Nëse me përforcimet e para blinduan krahët e mesfushës, tashmë fokusi është vendosur në prapavijë.

Besa Perja

Burime pranë presidentit Nexhat Bizhdili informojnë “Panorama Sport” se tashmë janë pjesë e verdhezinjve Nazif Sulejmani, Riad Kostanica dhe Elton Sulejmani. I pari është portieri i datëlindjes 2005, i dyti qendërmbrojtësi dhe vjen nga Trepça ‘89 dhe i treti luan si mbrojtësi i majtë. E thënë troç, defensiva e kavajasve do të jetë e gjitha dardane.

Kujtojmë që portieri i konfirmuar nga një sezon më parë është edhe Mustaf Abdullahu. Reparti që pritet me kuriozitet është ai i sulmit, pasi zyrtarisht nuk ka ndonjë përforcim dhe as nuk dihet me siguri se çfarë do të ndodhë me Edmond Hoxhën.

Kujtojmë që me largimin e Çinonso Onuh e Frenklin Ntepes, vija e parë ka mbetur thuajse “thatë”. Javën e ardhshme pritet sidoqoftë që të ketë zhvillime, pasi në klub vazhdojnë negociatat me disa lojtarë.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"