FRD: Synojmë shtresën e mesme. Ja nismëtarët

Apr 30, 2012 | 12:40
SHPËRNDAJE
Gazmend Oketa dhe Godina e Partise se Re Demokratike

Partia Fryma e Re Demokratike eshte zyrtarizuar sot në një ceremoni të posaçme, si forca më e re politike në Shqipëri.

Gazmend Oketa, deputet në Kuvendin e Shqipërisë është kryetari i grupit nismëtarë për krijimin e partisë “Fryma e Re Demokratike”. Fjalën e rastit, ku u prenzantuan pikat kryesore të formacionit më të ri politik u mbajt nga zoti Oketa.

Ai tha se FRD ka për qëllim të bëjë përgatitjet që do të finalizohen më zyrtarimizim e partisë Fryma e Re Demokratike. Këto përgatitje tha Oketa, do të finalizohen me krijimin e Kuvendit Themelues të FRD-së.

Në fjalën e tij, Oketa theksoi se veprimtaria e partisë do të përbëhet nga një fushatë e madhe dialogu, me synimin e identifikimit te problemeve reale të funksionimit të demokracisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe sportit.

Oketa tha se do të jetë një parti e qendrës së djathtë që merr përsipër të përfaqësoje kryesisht interesat e shtresës së mesme, e krijuar me shumë mund, e cila sipas Oketës, përbën shtyllën e stabilitetit ekonomik të shoqërisë shqiptare.

“Kjo shtresë nuk është e përfaqësuar denjësisht. Të dyja partitë, PD dhe PS janë themeluar para krijimit të kësaj shtrese. Siç kanë dëshmuar këto dy parti, jo vetëm që nuk i kanë paraprirë zhvillimit të kësaj shtrese, por kanë mbetur prapa këtij zhvillimi.”- tha Oketa.

Prioritet i Partisë Fryma e Re Demokratike do të jenë të rinjtë, si pasuria më e madhe e Shqipërisë së sotme.

”Ne do të kemi në substancën tonë rininë për t’i dhënë asaj në dorë mekanizmin politik për të hapur perspektivën.”- tha ai.

Lidhur me zgjedhjet e pritshme të vitit 2013, Oketa tha se FRD vlerëson se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Sa i përket organizimit të brendshëm, FRD do të zgjedhe kryetarin në bazë të parimit 1 anëtarë 1 votë, kryetari do të ketë mandat të kufizuar, duke patur të drejtë zgjedhje vetëm 1 herë.

Sipas Oketës, do zbatohet parimi i diskriminimit pozitiv, për të patur prani të madhe të grave.

“FRD është e bindur se me vizionin e saj do të japë një kontribut në kthimin e besimit të miqve të Shqipërisë për të ndërtuar një demokraci funksionale.”-u shpreh kreu i grupit nismëtarë, Gazmend Oketa.

FRD do të të japë një zgjedhje sa më të shpejtë të çështjes së pronës, pasi siç tha Oketa, sa më shpejt të zgjidhet një padrejtësi, aq më mirë për avancimin e vendit.

FRD do të jetë një parti me frymëzim atlantik. Synon integrimin evropian të Shqipërisë dhe thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me SHBA-të.

Grupi nismëtarë për krijimin e Frymes se Re Demokratike

Edlira Gjoni, gazetare dhe pedagoge

Elma Muka, administratore biznesi

Andi Seferi, jurist me eksperiencë të gjatë në organizmat ndërkombëtare

Aleksandër Biberaj, politikan, profesor në universistetin Politeknik tw Tiranws

Gazmend Oketa, deputet i Kuvendit të Shqipërisë

Stema e Partise Fryma e Re Demokratike

Stema e FRD-së ka formën e flakës së qiririt dhe përbehet nga tri ngjyra, verdhë, blu dhe bojë deti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura