ZYRTARE/ Milani blindon mbrojtjen, Kjaer firmos për 3 vite: Jemi më të fortët

Oct 28, 2021 | 17:18
SHPËRNDAJE

Simon Kjaer vazhdon të flasë me superlativa për Milanin. Pasi rinovoi kontratën deri në 2024, danezi nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdojë që të jap kontributin e tij për kuqezinjtë. Në një intervistë ai ka folur për skuadrën, marrëdhënien me Piolin dhe për tema të tjera.

kjaer

Rinovimi deri në 2024

“Unë dua që ta mbyll karrierën këtu. Gjithmonë e kam konsideruar Milanin si ekipin më të madh në histori. Është një ëndërr që po e jetoj çdo ditë. Jam gati të jap gjithçka”.

Mentaliteti i ekipit

“Kur mbërrit para dy vitesh e pash që skuadra kishte kualitet, por që kishin mungesë vetbesimi. Tani jemi më të fortët”.

Marrëdhënia me Piolin

“Kemi një raport të shkëlqyer. Ai pati besim tek unë dhe më motivoi që të jepja më të mirën nga vetja. Pioli është gjithmonë i qeshur dhe jep maksimumin gjithmonë”, e mbyll intervistën 32 vjeçari.

Kjaer rinovoi me Milanin deri në 2024, ku nga kontrata e re do të përfitojë 1.5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura