Zjarr në Fier dhe rrugën Tiranë-Elbasan

Aug 31, 2011 | 15:57
SHPËRNDAJE

Vatra zjarri ne zona te ndryshme te vendit. Se fundi, thuajse ne te njejten kohe flaket kane perfshire ullishtet ne kodrat e Krastit ne Fier dhe dy vatra te tjera zjarri kane perfshire zonen prane Gracenit pergjate rruges Tirane-Elbasan.

Nga zjarri ne Fier mesohet se jane djegur 5 ha ullishte. Ne vend kane shkuar forcat zjarrfikese, te cilat kane ndeshur veshtiresi per shkak te terrenit.

Forca zjarrfikese jane thirrur per ndihme edhe ne Elbasan, ku po punohet per shuarjen e flakeve.

Ende nuk ka te dhena rreth shkaqeve te zjarrit ne te dy rastet, nderkohe qe kane nisur hetimet paralelisht me punen per shuarjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura