“Zien” porta te Partizani, Kolela me dilema për titullarin përballë Laçit

Aug 29, 2022 | 16:13
SHPËRNDAJE

Panoramasport.al/ Prej javësh, Alban Hoxha dhe Partizani kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën, e cila skadoi në mbyllje të sezonit të shkuar. Kapiteni i të kuqve vazhdon të stërvitet me skuadrën dhe ishte në stol në ndeshjen ndaj Egnatias, ashtu siç pritet edhe sot ndaj Laçit, por zyrtarizimi i marrëveshjes me anë të një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, nuk ka ardhur ende.

ALBAN HOXHA

Pra, nuk dihet qartë nëse Hoxha ka firmosur kontratën e re apo jo. Nëse kjo nuk ka ndodhur, duke u nisur nga fakti që Kolela e ka ulur në stol, nuk mund të përjashtohet një largim i gardianit.

Nga ana tjetër, në dyshim është edhe e ardhmja e portierit Aldo Teqja, i cili është dërguar në tribunë nga trajneri, një vendim i papritur, duke qenë se Teqja ishte titullar në Ligën e Konferencës.

ALDO TEQJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura