“Zhduket” me 4 milionë euro bankieri i Kim Jong Un

Aug 31, 2014 | 10:14
SHPËRNDAJE

Një bankier i rëndësishëm i Koresë së Veriut është zhdukur me rreth 4 milionë euro, që dyshohet të jenë nga fondi “i pistë” i qeverisë. Yun Tae Hyong ka dezertuar në Rusi javën e kaluar dhe tani po kërkon azil në një vend tjetër, sipas burimeve të mediave në Korenë e Jugut. Zyrtari i lartë në financat e Koresë Veriore është parë në qytetinport rus, Nakhodka, 120 milje larg kufirit të Rusisë me Korenë e Veriut. Ai menaxhonte personalisht para nga fondi i autokratit të vendit, Kim Jong Un. Bankieri ka punuar për “Daesong Bank”, që dyshohet nga qeveritarët amerikanë se është nën kontrollin e zyrës 39 të qeverisë së Koresë së Veriut dhe besohet se financon aktivitetet ilegale, përfshirë blerjen e mallrave luksoze për rrethin e ngushtë të Kim Jong Un, megjithëse ato janë ndaluar nga sanksionet e OKB.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura