Zhduket Fataki, Partizani e denoncon si të humbur

Aug 31, 2013 | 13:53
SHPËRNDAJE

Ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit rreth orës 23:30 të së enjtes, ku është pritur nga përfaqësuesit e klubit të Partizanit dhe më pas është akomoduar në ambientet e hotel “Guva”, me pjesën tjetër të futbollistëve të kuq.  Por, qëndrimi në hotel i sulmuesit francez Albert Fataki nuk ka zgjatur shumë, pasi pas mesnate mësohet se ai është larguar në drejtim të paditur së bashku me një person tjetër, i cili ka qenë i panjohur për punonjësit e hotelit. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar drejtuesit e “demave” për largimin e lojtarit, i cili pritej që të firmoste kontratën me Partizanin për sezonin e ardhshëm futbollistik. Menjëherë pasi janë sinjalizuar për largimin e Fatakit, drejtuesit e kuq kanë nxituar të kontaktojnë me të, por e kanë pasur të pamundur një gjë të tillë, sepse ai nuk mund të lokalizohej. Më parë, mes drejtuesve të Partizanit dhe sulmuesit ka pasur kontakte në distancë dhe të kuqtë kishin arritur ta bindin për të qenë pjesë e ekipit. Ai do të përfitonte rreth 30 mijë euro në sezon dhe ishte zgjidhja e “demave” për repartin e sulmit. Pas arritjes së marrëveshjes, drejtuesit e kuq i kanë nisur lojtarit menjëherë biletën e avionit dhe ai është nisur drejt Shqipërisë. Padia – Klubi i kuq nuk ka humbur shumë kohë dhe u është drejtuar organeve të rendit me synim për t’i vënë në lëvizje për të gjetur futbollistin e larguar. Nëpërmjet një kërkese, e cila ka brenda saj edhe fotokopjen e pasaportës së Fatakit, që është në duart e klubit, kërkohet që të gjendet sa më parë futbollisti. Ende nuk dihet nëse ai është larguar me dëshirë nga vendqëndrimi ku e kishin dërguar drejtuesit e Partizanit, apo ka diçka tjetër. Francezi nuk e ka për herë të parë qëndrimin në vendin tonë, pasi ai ka luajtur më parë për një sezon me Kastriotin. Gjithsesi, në rrethanat që ka ndodhur edhe largimi, nuk mund të aludohet për një ngatërrim të futbollistit në rrugët e kryeqytetit, pasi flitet se ai është larguar në shoqërinë e një tjetër personi.

Kategoria Superiore
Sot
Vllaznia-Flamurtari     17:00
Teuta-Bylis        17:00
Kastrioti-Partizani    17:00

Nesër
Tirana-Laçi        17:00
Skënderbeu-Besa    19:00

4 shtator
Lushnja-Kukësi-        17:00

Kategoria    I java e pare
Sot
Veleçiku-Dinamo        17:00
Albpetrol-Butrinti    17:00
Himara-Tomori        17:00
Mamurrasi-Burreli    17:00
Pogradeci-Ada        17:00
Apolonia-Shkumbini    17:00
Kamza-Luftëtari        17:00
Elbasani-Tërbuni        17:00   

Kampionati
Nis Kategoria e Parë, “luftë” për Superioren
Do të nisë sot kampionati i Kategorisë së Dytë. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 17:00, në një kohë që pritet një garë e fortë ndërmjet ekipeve që synojnë të kapin dy prej vendeve të para që i dërgojnë në Kategorinë Superiore. Dinamo do të luajë sezonin e vet të dytë në këtë ligë dhe synon rikthimin në elitë. E nis këtë sezon me sfidën që do të luajë në fushën asnjanëse të Pukës ndaj Veleçikut. Elbasani duket se e ka marrë seriozisht këtë vit me afrimin e disa lojtarëve cilësorë. Sot pret Tërbunin në fushën e vet. Luftëtari do të luajë ndaj Kamzës. Edhe gjirokastritët janë ndër ekipet që synojnë rikthimin në Superiore. Apolonia që rikthehet në Kategorinë e parë pas disa sezonesh, e nis kampionatin me përballjen ndaj Shkumbinit, që gjithashtu zbriti nga Superiorja pas 16 vitesh radhazi që merrte pjesë në elitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura