Zgjedhjet vendore, Berisha: Koalicione të gjera

Feb 28, 2011 | 12:28
SHPËRNDAJE

TIRANË- Duke i vlerësuar zgjedhjet lokale të majit si përgjigjen më demokratike dhe tepër të rëndësishme për vendin, kreu i qeverisë, Sali Berisha ka deklaruar se forca që drejton është e hapur për koalicione të gjera. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha ka garantuar se brenda 10 ditëshit te pare te Marsit do të jenë të qarta kandidaturat dhe ka kërkuar nga strukturat e partisë përfaqësim dinjitoz dhe në rritje të grave në kandidatura. Sa i takon koalicionit, Berisha ka deklaruar se demokratët janë të hapur për koalicione të gjera, ku rëndësi duhet t’i kushtohet përfaqësimit të mirë të minorancave.

“Këto zgjedhje janë përgjigja më e mirë, më demokratike, më kushtetuese që mund t`u jepet atyre që duke mos marrë rezultatin që dëshironin bënë çdo gjë për të shkelmuar mbi votën e shqiptarëve, duke mos hezituar të marrin aventurën më të madhe, por edhe më të dështuar në historinë e vendit”, tha Berisha.

Duke u ndalur ne rritjen e perfaqesimit te grave ne strukturat e pushtetit vendore, Berisha kerkoi qe kandidaturat e tyre te trajtohen me seriozitet te plote. “Kam besim se në këto zgjedhje ne do të arrijmë të përmirësojmë ndjeshëm përfaqësimin e grave në qeverisjet vendore. Grate nuk duhet të spostohen për shkak të patriarkisë por të vlerësohet kandidatura e tyre” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura