Zgjedhjet serbe, Kuinti mirëpret vendimin e OSBE-së

Apr 30, 2012 | 22:03
SHPËRNDAJE

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e arritur për te lejuar OSBE-në për t’u lehtësuar votuesve me të drejtë vote votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të caktuara për datën 6 maj.

“Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgëzohen për gatishmërinë e tyre për t’ua siguruar votuesve me të drejtë vote mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Kuintit.

“Ne i jemi mirënjohës OSBE-së për gatishmërinë e saj për të ndërmarrë këtë detyrë sfiduese në afat të shkurtër dhe ia ofrojmë mbështetjen tonë të plotë ekipit të misionit të OSBE-së në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Vendet e Kuintit ftojnë të gjithë qytetarët “që të ndihmojnë për të mbajtur një ambient të qetë dhe paqësor ashtu që OSBE-ja të mund të kryejë punën e saj në kushte të qeta dhe të sigurta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura