Zeqiri ikën nga Rizespor drejt Leçes

May 31, 2012 | 12:58
SHPËRNDAJE

Hair Zeqiri do të largohet nga skuadra e Rizesporit në kampionatin turk të futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga uebsajti turk gunebakis.com.tr, i cili i referohej një deklarate të drejtuesve. “Përgatitjet e sezonit të ri te Rizespor fillojnë javën tjetër dhe presidenti i klubit, Metin, është takuar me trajnerin Bulak, me të cilin ka piketuar afrimet dhe largimet nga skuadra. Në listën e atyre që do të largohen është përfshirë edhe Zeqiri, i cili u transferua me shpresa të mëdha në fillim të sezonit të shkuar te kjo skuadër, por si duket nuk ka bindur aq sa duhet drejtuesit e këtij klubi”, thuhet në uebsajtin turk. Sakaq, duhet theksuar se lojtari mund të shkojë te skuadra e Leçes në Serinë B. Para pak javësh drejtuesit e të dy klubeve patën hyrë në bisedime për kartonin e lojtarit, por pa arritur një akord konkret. Tanimë me nxjerrjen zyrtarisht të Zeqirit në merkato, pritet që bisedimet mes dy klubeve të shpeshtohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura