Zelensky jep urdhër për evakuimin e ukrainasve nga rajonit i Donetskut: Largohuni tani, ndryshe do të vriteni nga ushtria ruse

Jul 30, 2022 | 23:40
SHPËRNDAJE

Presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim të mbrëmjes së sotme ka urdhëruar evakuimin nga rajoni lindor i Donetskut. Ai ka bërë thirrje gjithashtu që njerëzit që ndodhen ende në zonat luftarake në rajonin më të madh të Donbasit duhet të largohen.r0_0_800_600_w1200_h678_fmax

“Sa më shumë njerëz të largohen nga rajoni i Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë,” tha ai.

Mediat ukrainase cituan zëvendëskryeministren Iryna Vereshchuk të thoshte se lëvizja e njerëzve duhej të bëhej përpara se të fillojë dimri pasi furnizimet me gaz natyror të rajonit janë shkatërruar.

Zelensky tha se qindra mijëra njerëz  jetojnë ende në zonat e Donbasit ku luftimet ishin të ashpra.

“Shumë refuzojnë të largohen, por ende duhet të bëhet. Nëse keni mundësi, ju lutemi bisedoni me ata që mbeten ende në zonat e luftimit në Donbas. Ju lutemi bindini ata se është e nevojshme të largohen”, tha Zelensky.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për një sulm raketor që duket se ka vrarë dhjetëra të burgosur ukrainas në qytetin e vijës së parë të Olenivka, të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në provincën lindore Donetsk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura