Zbulohet lidhja 3-mujore e Olsi Mingomatës të “BB1”

Aug 31, 2014 | 9:41
SHPËRNDAJE

Olsi: Po i marr gjërat ngadalë, nuk kam më moshë për aventura.

Olsi Mingomata u bë kohë që nuk kishte deklaruar një lidhje të re dashurie që prej kohës kur ishte pjesëmarrës në spektaklin e “Big brother”, edhe pse pas përfundimit të spektaklit ai kaloi disa romanca të shkurtra edhe me femra të njohura. Më pas, Olsi filloi punën si menaxher i clubeve, duke organizuar kështu shumë mbrëmje me këngëtarë të njohur, një biznes shumë fitimprurës për të gjithë. E meqë koha kalon dhe ai u afrohet të 40-ave, siç duket ka vendosur të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në jetën e tij, të fillojë një lidhje stabël, ndërkohë që miqtë e tij janë martuar e kanë krijuar familje. I kontaktuar nga gazeta ”Panorama”, Olsi siç duket nuk dëshironte shumë të shprehej në lidhje me këtë romancë, e cila sapo ka filluar, por tregon pak a shumë në pika të shkurtra mbi dashurinë e tij. ”Nuk e di cila do ishte përgjigjja e duhur për një lidhje që sapo ka filluar dhe dëshirat për më shumë janë nga të dyja palët. Duhen marrë gjërat ngadalë, mendoj unë, se nuk kemi më moshë për aventura. Tani për tani jemi të lumtur si çift dhe po shijojmë çdo moment që jemi bashkë, planet ia lëmë kohës”, thekson Olsi gjatë bisedës me gazetën tonë, ndërkohë që ne botojmë edhe fotot e reja të çiftit duke kaluar pushimet së bashku.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura