Zbulohen fotot/ Eranda Libohova çift, ja partneri disa vite më i ri

Feb 13, 2016 | 18:45
SHPËRNDAJE

Është nga ato artiste që bën gjithmonë përshtypje për pamjen e saj të re dhe të freskët, edhe pse vitet kalojnë për këngëtaren që u bë e njohur në vitet ’80, Eranda Libohova.

Eranda me partnerin
Eranda me partnerin

“Panorama Plus” shkruan sot se Eranda, e cila dallohet për stilin e saj të veçantë në veshje, tërheq vëmendjen edhe me djalin disa vite më të ri që e shoqëron kudo, i cili bie në sy për shtatlartësinë e tij.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë këngëtaren në rrugët e zonës së ish- Bllokut në Tiranë në shoqërinë e këtij djali të panjohur për publikun, por që thuhet se merret me sport dhe nuk ka asnjë lidhje me muzikën.

Edhe pse Eranda është mjaft diskrete në deklarimin e jetës private, miq të saj të afërt kanë pohuar se vitet e fundit po jeton një lidhje romantike me djalin që shihni në foto. Ata dalin kudo bashkë, edhe pse në publik kujdesen që të ruajnë distancë nga njëri-tjetri për të shmangur komentet për një lidhje mes tyre.

erandaKjo është historia e veçantë që vjen nga jeta private e artistëve, të cilët dita e të dashuruarve, Shën Valentini, i gjen çift. Pranë tij Eranda ndihet e mikluar, pasi kudo ku janë bashkë ai bën sjelljet e një xhentellmeni të vërtetë.

Sa i takon muzikës, pas një klipi ritmik, Eranda sapo ka përfunduar klipin e saj të ri, që këtë herë është një baladë dashurie.

Prej vitesh ajo ruan një peshë konstante, edhe në sajë të kurseve të kërcimit, por këngëtarja ka rrëfyer më shumë detaje për stilin e saj të jetës. Ajo tregon se kujdeset për ushqimin pa e tepruar, bën jetë të rregullt dhe zgjedh produktet e duhura kozmetike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura