Zbulimi i ri, ja cilat ishin fjalët e fundit që u dëgjuan nga MH370

Mar 31, 2014 | 19:33
SHPËRNDAJE

UPDATE- Autoritetet malajziane kanë zbuluar një version të ri të komunikimit të fundit të kullës së kontrollit dhe aeroplanit të zhdukur të Malaysian Airlines. Fjalët e fundit që janë dëgjuar nga kabina e pilotit janë “Natën e mirë, malajzian ,tre, shtatë, zero” dhe jo “Gjithçka në rregull, natën e mirë”, siç ishte thënë më parë.

Ministria e Transportit tha se hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse fjalët janë thënë nga piloti apo bashkë-piloti.

Aeroplani, që mbante 239 njerëz në bord, ishte duke udhëtuar nga Kuala Lumpuri në Pekin, kur u zhduk më 8 mars. Kontakti i fundit me aeroplanin ka qenë në orën 01:19  me orën e Malajzisë.

Ndërkaq, grupet e shpëtimit vijojnë këqyrjen e Oqeanit Indian për gjetjen e ndonjë gjurme të avionit. Të gjitha objektet që janë identifikuar nga pamjet satelitore deri më tani, është vërtetuar se asnjëra prej tyre nuk i përket avionit të zhdukur. Ekipet e kërkimit kanë vendosur ndërkohë një pajisje të njohur si TPL (towed pinger lokator) në përpjekje për të marrë sinjale zanore nga “kutia e zezë” e avionit.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura