E PLOTË/Zbardhet kërkesa që Tom Doshi i bëri Këshillit për Mandatet: Dua provat që ka Prokuroria për arrestimin tim

Mar 21, 2015 | 21:50
SHPËRNDAJE

Deputeti Tom Doshi ka zbardhur ne rrjetin social Facebook kerkesen qe i ka bere sot  Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ai kerkon nga Keshilli qe t’i vere ne dispozicion te gjitha materialet e derguara nga Prokurori i Pergjithshem bashkelidhur me kerkesen, me qellim qe sipas tij, te realizoje mbrojtjen para ketij Keshilli.

“Vec sa me siper, kerkoj qe te me jepet koha e nevojeshme per te shqyrtuar provat dhe dokumentat qe mbeshtesin kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem dhe te me njihet nga ky Keshill e drejta qe te perfaqsohem ne shqyrtimin e kerkeses nga nje avokat mbrojtes”,- shkruhet ne kerkesen e Doshit, i cili .thekson se çdo shqiptar gezon te drejten kushtetuese per nje proces te drejte ligjor, “ashtu sic kete te drejte per tu njohur me provat e akuzes e kam dhe une si deputet”,- vijon ai.

Statusi i Tom Doshit ne Facebook

Postimi i plote i Tom Doshit

Te dashur qytetare,
Kjo eshte kerkesa qe une sot i kam bere Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

K Ë R K E S Ë

Drejtuar: Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Sipas shkresën 1118/1 datë 20.03.2015 të Kuvendit jam lajmëruar për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës time, për shkak se i ekziston dyshimi i arsyeshëm që kam konsumuar elementë të disa veprave penale.

Në “Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, miratuar me vendim nr 166 datë 16.12.2004, i ndryshuar, në neni 118 është përcaktuar me detaje proçedura që zbatohet kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti dhe konkretisht specifikohet se:

Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. 
Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin. 
Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë…

Siç parashtrova në hyrje të kësaj shkrese, nga Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit te Republikës së Shqipërisë jam njoftuar vetëm per kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm, bashkëlidhur së cilës nuk kishte asnjë dokument shoqërues – të cilat sipas kësaj dispozite të Rregullores janë të detyrueshme t’i paraqiten deputetit.

Vetem para nje ore me eshte derguar me email, jo zyrtarisht, dhe nje shtese e relacionit te Prokurorit te Pergjithshem, por jo provat dhe dokumentat qe jane ne baze te kerkeses se Prokurorit te Pergjithshem.

Ne keto kushte kerkoj nga Keshilli qe te me vere ne dispozicion te gjitha materialet e derguara nga Prokurori i Pergjithshem bashkelidhur me kerkesen, me qellim qe une te realizoj mbrojtjen time para ketij Keshilli.

Ne rast se Prokurori i Pergjithshem, nuk i ka derguar Kuvendit te Shqiperise, materialet dhe dokumentat mbeshtetese te kesaj kerkese qe ju po shqyrtoni sot, t’i kthehet kerkesa Prokurorit te Pergjithshem, me qellim qe ta plotesoje ate me gjithe provat e nevojshme per keto akuza.

Vec sa me siper, kerkoj qe te me jepet koha e nevojeshme per te shqyrtuar provat dhe dokumentat qe mbeshtesin kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem dhe te me njihet nga ky Keshill e drejta qe te perfaqsohem ne shqyrtimin e kerkeses nga nje avokat mbrojtes, e drejte kjo kushtetuese dhe e njohur nga te gjitha Aktet Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut. 
Cdo shqiptar gezon te drejten kushtetuese per nje proces te drejte ligjor, ashtu sic ket te drejte per tu njohur me provat e akuzes e kam dhe une si deputet.

Ju lutem qe ju te merrni kohen e duhur me qellim qe te plotesohen kerkesat e parashtruara me lart nga Prokuroria, me qëllim që të më krijohen edhe mua kushtet për të dhënë shpjegimet dhe vërejtjet e mija rreth çështjes. Rregullorja e Kuvendit, ne nenin 118, pika 3, i jep Keshillit tuaj 4 jave kohe per te bere raportin per Seancen Plenare, kurse mua si deputet nuk me jane dhene as 24 ore, dhe asnje material provues te akuzes, mbi te cilin une te bej mbrotjen time.

Duke patur besim te plote ne objektivitetin e ketij Keshilli, ju shpreh te gjithe kolegeve pjesmarres ne te konsideraten me te larte.

Me respekt,

TOME DOSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura