Zbardhet diskutimi me dyer të mbyllura në Grupin e PD, Bardhi: Kur kërkojmë që presidentin ta propozojë opozita jemi të shitur, ndërsa kur “Rithemelimi”…

May 9, 2022 | 15:17
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka zbardhur diskutimet brenda grupit parlamentar të PD. Gazetari i Panorama, Mariglen Kume raporton se në mbledhja ka folur Gazment Bardhi, i cili ka shprehur qëndrimin e tij pro draftit që u propozua nga Enkelejd Alibeaj.

gazment bardhi

Po ashtu Bardhi ka ironizuar grupin e “Rithemelimit” duke thënë se kur “kërkojmë ne ta propozojmë presidentin jemi të shitur, ndërsa kur kërkon ata, atëherë janë opozitë e vërtetë”.

“Kur ne kërkojmë që opozita të propozoje presidentin jemi ne te shitur. Kur ‘Rithemelimi’ kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozite.

Sigurisht që deputetët do marrin pjesë ne proces, jo disa qe s’janë bërë deputete dhe nga xhelozia thonë qe presidentin e propozon Këshilli Kombëtar.

Nëse ka kërkesa që të jetë nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika perse duhet filani nga PD dhe jo nga PS.

Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë një figurë presidenti dinjitoz. Por nëse pranohet kriteri për te qene ne politike e pranojmë.

Kriteret mund te diskutohen por një gjë është, që ne kërkojmë ta propozoje opozita dhe këtu duhet të qëndrojmë. Ne kemi menduar te jemi korrekt për ti dhënë vendit president dinjitoz”, mësohet se ka thënë Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura