Zbardhet debati në Grupin e PS, Rama: Pranoj përgjegjësitë

Jul 31, 2014 | 9:38
SHPËRNDAJE

Rama dje duke hyrë në selinë e PS
“Panorama” zbardh debatin ne mbledhjen e grupit te PS-se. Doshi, Frroku e Cara mungojnë. Stërkej, replika me Tahirin për Gardën.

Kryeministri Rama pa krijuar debate u ka kujtuar dje deputetëve të tij se do t’u paraqesë në shtator një rregullore të brendshme me detyrat dhe detyrimet e Grupit Parlamentar.
Në mbledhjen e fundit të Grupit për këtë sesion, një javë pas dështimit të votimit të projektligjeve me 84 vota për shkak të largimit të katër deputetëve të PS, Rama përmes një fjale ku ka pranuar dhe përgjegjësitë e tij, u ka kujtuar atyre se nuk përfaqësojnë veten, por mijëra vota të elektoratit që i ka votuar. Rama mbërriti dje në selinë rozë rreth gjysmë ore me vonesë dhe ka qëndruar aty vetëm për të dhënë mesazhin e tij për deputetët rebelë dhe votimin e sotëm të ligjeve në Kuvend. Që në fillim të fjalës së tij, Rama kërkoi të mos bëhej debat, as kërkesë llogarie, por iu adresua atyre duke u kujtuar se nuk mund të sillen as si të papërgjegjshëm dhe as si ushtarë të rreshtuar. “Do më lejoni që të flas unë, pa ndërhyrje dhe debat, dhe në këtë mënyrë të pranoj përgjegjësitë e mia. Kur je pjesë e një familjeje politike, siç është Grupi Parlamentar, ke disa detyrime dhe disa të drejta. Kur kemi kundërshti mund t’i diskutosh, kundërshtosh, të bashkëpunosh për t’i ndryshuar, por që asnjë veprim nuk duhet bërë në mënyrë të papërgjegjshme. Për të rregulluar marrëdhënien mes deputetit dhe Grupit Parlamentar në shtator do të miratojmë një kontratë mirëfunksionimi.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

ARISTIR LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura