Zanfina Ismaili: Nëse do zhvishesha, nuk do e bëja në mënyrë vulgare si disa kolege

Jul 30, 2011 | 12:41
SHPËRNDAJE

Pas klipit “Je vetëm ti”, këngëtarja Zanfina Ismaili pritet të sjellë edhe disa hite të tjera për këtë sezon, që ka filluar të mbushet nga projekte të shumta muzikore që lançojnë këngëtarët. Shpreson që projekti i radhës që ka finalizuar të jetë një nga hitet e shumta të kësaj vere. Këngëtarja ka dhënë një intervistë në Kosovë dhe ja se çfarë flitet më shumë në të. “Shpresoj vërtetë të bëhet ashtu, sepse kam punuar me këtë këngë dhe ka tematikë dashurie, që do t’i ngacmojë ndoshta djemtë, sepse refreni thotë: ‘Ti pa mu nuk mundesh hiç”, thekson këngëtarja duke treguar se tashmë ka kaluar nga zhanri pop-folk në pop-r&b. “Mendoj që është vërejtur dallimi i zhanrit te unë qysh nga kënga ‘Le të vdesë në buzët tua’, kam kaluar nga pop-folk në pop-R’n’b. Mendova që erdhi koha e përshtatshme, sepse ne duhet t’i përshtatemi shijes dhe dëshirave të publikut”. Këngët e veta i dëgjon deri në një moment kur mendon se është e mjaftueshme për të mos iu bërë monotoni. “I dëgjoj deri në momentin kur e shoh se mjafton, sepse pastaj mund të të mos pëlqejë, siç ndodh zakonisht kur e dëgjon shumë dhe pa ndalur një këngë”, ndërkohë përjashton kategorikisht që të këndojë çdo lloj zhanri pasi nuk dëshiron të humbë identitetin e saj në muzikë. “Nëse do të këndoja zhanret që dëgjohen nga shumica e popullatës, atëherë do të humbja identitetin tim në muzikë dhe pastaj s’do të isha Zanfina, kjo që jam. Unë tentoj të gjej një mes në mes të këtyre të dyjave dhe të dalë diçka e bukur, jo shumë komerciale por e pëlqyeshme”. Gjithmonë bën plane por tregon se më e keqja është se kur bën plane atëherë i del ndonjë pengesë për t’i prishur planet por thekson se për projektet e mira sigurisht që duhet pritur shumë. Për shumë këngëtarë muzika është shndërruar në një biznes si dhe një burim shumë fitimprurës. “Po të ishte ashtu, tani do të isha duke kënduar unë do ta kuptoja se nuk e dua aq muzikën dhe do ta lija fare! Por, nuk besoj që kjo do të ndodhë ndonjëherë, kam kaluar shumë gjëra dhe sakrifica që të mos bie edhe nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm”. Përveç vokalit, performancës dhe pamjes së saj, Zanfina mendon se fansat tek ajo pëlqejnë dhe mënyrën se si shprehet nëpër programe të ndryshme, emisione dhe intervista dukë thënë se tashmë është një oratore e mirë dhe se një ditë mendon të bëhet një avokate e zonja. Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën?

Mendoj që po, sepse syri kërkon estetikë dhe kjo asnjëherë s’do të ndryshojë.

Ka qenë e vështirë për ty, të krijosh një personalitet tëndin, larg ekzagjerimeve që shohim nëpër klipe? A je tunduar të jesh pak më tepër seksi?

Ka pasur raste, muajve të fundit, kur kam shikuar TV dhe jam çuditur goxha me skenat dhe zhveshjet e tepruara. Por, unë, nëse do të doja të dukesha më sensuale, atëherë do të ishte me më shumë shije dhe aspak vulgare.

Sa ka ndikuar në jetën tënde private, fakti që je një këngëtare e njohur?

Ndikon aq sa mos t’u besosh shumë njerëzve, sepse asnjëherë nuk e di se kë e ke mik të vërtetë, përveç atyre që i kam nga fëmijëria. Dhe, kujdesi duhet të jetë në nivel të lartë, në mënyrë që mos të biesh viktimë e sajimeve dhe stërkëmbësave.

Një vajzë e re në ditët e sotme presupozohet që përveç angazhimeve të marrë kënaqësi edhe nga argëtime të ndryshme. Ju gjeni kohë për to?

Gjej normalisht, por ja që unë nuk preferoj shumë jetën e natës. Më shumë rri në shtëpi.

Çfarë nuk ua fal miqve, e çfarë meshkujve?

Të dy palëve s’ua fal gënjeshtrën.

 

Këngëtarja në fotot e reja superseksi

Do të shfaqet si gjithmonë në formë dhe sigurisht me bikini. Këngëtarja Zajmina Vasjari, përveç koncerteve, këto ditë të nxehta korriku po punon për xhirimet e klipit të saj më të ri që titullohet “Po ta dija”. Autori i muzikës dhe i tekstit është Flori Mumajesi, dhe në krahasim me videoklipet e tjera të publikuara më parë, këngëtarja vjen më një look të ri, ku shfaqet më ekspresive e dinamike në sytë e publikut. Paparaci ynë ka arritur ta fotografojë këngëtaren në momente xhirimesh, që i ka realizuar këto ditë në Kepin e Rodonit, të cilin ajo e ka përshkuar për të xhiruar në pjesë të ndryshme të tij. Kepi i Rodonit nuk do të jetë i vetmi vend ku ajo xhiron për këtë klip. Ne kemi arritur të sigurojmë këto foto që shihni, edhe pse xhirimet e këngës në ritmet “house” nuk kanë përfunduar ende. Zajmina shfaqet sërish me linjat e saj shumë të mira dhe me veshje plazhi të një stili që ajo i pëlqen shumë, një model që e kemi parë t’i veshë shpesh jo vetëm në klipet e saj verore, por dhe kur pushon me shoqërinë. Edhe pse është klip vere dhe me muzikë ritmike, në këtë këngë të re të Zajminës që i dedikohet dashurisë, natyrisht që shumë të ndarë do të mund të gjenin veten. Ajo kësaj here nuk do i këndojë kësaj ndjenje si një vajzë kapricioze në dashuri, ashtu siç bën shpesh në këngët e saj, si për shembull nëse u referohemi këngëve: “Një më pak, një më shumë”, “1 me 6” etj. Në këngën e re që pritet të publikohet së shpejti me titull “Po ta dija”, Zajmina i këndon një dashurie që lë mbresa. Teksti flet për një çift të dashuruarish që tashmë janë ndarë, por që të dy do të donin të dinin sa e kanë dashur njëri-tjetrin, që të mund të ndryshonin gjërat mes tyre. Ndërkohë, ç’po ndodh me jetën e Zajminës, e cila shfaqet gjithnjë e më pak në faqet e shtypit rozë? Cila është jeta që bën këngëtarja tani, a ka ndryshuar diçka në stilin e jetës? Nëse do e pyesnim këngëtaren, ajo do të përgjigjej se “Unë vazhdoj të bëj të njëjtën jetë si më parë, thjesht jam lodhur nga gazetat dhe nga shkrimet që jo pak herë më kanë mërzitur, prandaj jam munduar t’i shmang sa të mundem”. Gjithsesi, duket se një nga përkushtimet e saj të përditshme janë linjat e trupit. Ndryshe nga disa këngëtare që me kalimin e viteve kanë marrë kile të tepërta, Zajmina jo. Ajo ka treguar se tani në stinën e verës, për shkak të angazhimeve me muzikë, udhëtime e koncerte nuk gjen kohë për palestër, por asnjëherë nuk abuzon me ushqimin. Konsumon shumë fruta gjatë ditës dhe vetëm ushqime të shëndetshme. Për sa i përket trajtimit të lëkurës, në udhëtimet jashtë Shqipërisë blen kremra trupi dhe fytyre, por njëkohësisht mendon se linjat e mira trupore i ka të trashëguara. Tashmë asaj i duhet të jetë edhe më shumë në formë për setin e ri të fotografive, me të cilat do lançojë albumin e ri. Këngët për albumin e ri janë gati dhe vitin që vjen do të jetë në treg. Për sa i përket jetës private apo martesës, ajo mendon se është ende herët për të menduar për vendime serioze në jetë, pasi qëllim parësor ka diplomimin. Hera e fundit që Zajmina u pa mes kolegësh këngëtarë ishte nata finale e ndarjes së çmimeve të edicionit të 10-të “Netët e Klipit Shqiptar”. Nuk dihet tashmë se cilët këngëtarë Zajmina i ka miq për kokë dhe cilët i ka armiq. Por për marrëdhëniet e saj me kolegët, Zajmina ka pohuar se me të gjithë ka relata shumë të mira. Për këtë ajo shprehet se “Nuk besoj se kam armiq, pasi ne jemi shumë të lidhur me njëritjetrin për shkak të punës që bëjmë”.

 

BLERAND REXHEPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura