Xhorxh Klunej dëshmitar “kundër” Berluskonit

Mar 31, 2011 | 13:15
SHPËRNDAJE

Në çështjen “Ruby” të Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, do të dëshmojnë ministra e aktorë, madje nga ata me shumë yje pas, si Xhorxh Klunej. Katër ministra, dy nënsekretarë, një yll Hollivudi dhe një yll futbolli, policë, truproja e gazetarë, bukuroshe e diplomatë, këngëtarë e mjekë. Në gjyqin kundër Kryeministrit Berluskoni janë thirrur 190 dëshmitarë. Gjyqi zhvillohet nën akuzat për favorizim prostitucioni me minorene, dhe shfrytëzim të detyrës për të nxjerrë minorene prostituta nga burgu. Seanca e parë e gjyqit nis më 6 prill dhe do të jetë nën vështrimin e të gjithë botës, skandalet e kryeministrit italian janë pasqyruar në të gjitha gazetat dhe revistat më të njohura ndërkombëtare dhe gjyqi, i pari i këtij lloji për Berluskonin, pritet të tërheqë kamerat nga të gjitha anët e globit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura