Vritet në Siri 17-vjeçari nga Gjilani

Sep 30, 2014 | 9:51
SHPËRNDAJE

ILUSTRUESE

Mediat e Kosoves raportojne sot se nje 17 vjecar, identifikuar si Melos Selami Kosumi është vrarë në Siri.

Burimet të Expressit brenda policisë së Gjilanit e kanë konfirmuar rastin. Melos Kosumi ishte në një shkollë në Turqi, nderkohe qe pa dijeninë e prindërve kishte shkuar në Siri.

Lajmin e ka konfirmuar edhe i ati i viktimes. “Po është e vërtetë se djali im është vrarë në Siri para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës i zoti dhe nuk ka pasur asnjë katër” tha Selamiu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura