“Vrisni Vladimir Putinin”/ Shtëpia e Bardhë kritikon deklaratën e senatorit republikan: Ky nuk është qëndrimi i SHBA-ve

Mar 4, 2022 | 21:26
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar senatorin republikan Lindsey Graham pasi ky i fundit bëri thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin.  Graham shkroi në Twitter se e vetmja mënyrë që të përfundojë pushtimi rus është që të vritet Vladimir Putin.481bdeb7-9496-46c5-bdde-f4bfe6871bb2

Të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve se “Ky nuk është qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjonit nga goja e kujtdo që punon në këtë administratë.”

Komentet e Graham kanë shkaktuar zemërim në Rusi, me ambasadorin e vendit në SHBA duke i cilësuar ato si “rusofobi histerike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura