Vreri i Enverit pasi lexoi “Pashallarët e kuq”: Durimi mori fund, Kadare, në burg

Aug 27, 2012 | 10:05
SHPËRNDAJE
Enver Hoxha dhe Ismail Kadare

PËR HERË TË PARË/ Kujtimet e sekretarit personal.

“Më herët poemën e kishte lexuar Ramiz Alia, i cili nuk ishte shprehur për botimin e saj, por ia kishte kaluar Enverit”

(vijon nga numrat e kaluar)

Në vlerësimin e diktatorit, Ismail Kadareja ka qënë njëherazi kolosi i letërsisë, shkrimtar i madh, mjeshtri i letrave, armiku i socializmit, tellalli i kamufluar i borgjezisë. Përkundër lëvdatave të kumtuara për konsum publik, Hoxha rezervonte një qasje të kundërt për poetin e shquar, të cilën e ndante me rrethin e ngusht të njerëzve të besuar. Vahid Lama, juristi që ka punuar 13 vite në parardhomën e diktatorit, duke kujtuar shpërthimin e Enverit kur lexoi për herë të parë “Pashallarët e kuq”, përmend shënimin e tij në teksin e poemës “Ismail Kadareja të shkojë në burg!”. “Më herët me “Pashallarët…”, shton sekretari i diktatorit, u njoh, Ramiz Alia, të cilit i këkrohej miratimi për botimin e veprës, por ai pa u shprehur, siç bënte rëndom në kësi rastesh, ia kaloi Hoxhës për të pritur gjykimin e tij. Në vijim Lama kujton çastet kur kupola e Partisë shqyrtoi përmbajtjen reaksionare të veprës së Kadaresë dhe rrethanat si ndryshoi vendimi i Hoxhës për mos ta goditur shkrimtarin e njohur. Sakaq, ndihmësi i diktatorit sjellë mbresat nga komunikimet e kreut të regjimit me ministrin e Brendshëm, i cili kishte ekskluzivitetin e raportimeve sekrete për të vrarët pa gjyq…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura