Vrau shtatzënën në muajin e tetë dhe i rrëmbeu foshnjën, 52 vjeçarja do të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës, në datën…

Oct 17, 2020 | 22:23
SHPËRNDAJE

Qeveria amerikane do të ekzekutojë një grua për herë të parë që nga viti 1953. Lisa Montgomery, më 8 dhjetor të këtij viti, do ekzekutohet përmes një injeksioni vdekjeprurës në trupin e saj. 

lisa

Në vitin 2004, Lisa ishte dënuar për vrasjen e një gruaje shtatzënë në muajin e tetë, ku më pas ia kishte prerë barkun dhe ia kishte rrëmbyer foshnjën.

Montgomery nuk është personi i vetëm që pritet të ekzekutohet këtë vit. Departamenti i Drejtësisë ka caktuar datat edhe për dy të tjerë. Gruaja e fundit që ishte ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Head, më 18 dhjetor të vitit 1953, që sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA’në, ishte dënuar për rrëmbim dhe vrasje.

Gjithashtu gjatë vitit 1953, ishte ekzekutuar edhe Ethel Rosenberg për spiunazh, së bashku me bashkëshortin e saj, Julius, shkruan CNN.

Ekzeutimi i Lisa Montgomeryt do të jetë i teti i Departamentit të Drejtësisë, ndërsa i nënti për Brandon Bernardin, i cili u dënua për vrasjen e dy ushtarakëve në Teksas në 1999. Ai do ekzekutohet me injeksion më 10 dhjetor.

Montgomery dhe Bernard po mbahen në burgun federal në Terre Haute. Avokatët e Montgomeryt dhe Bernardit kanë thënë se ekzekutimi ndaj tyre do të ishte i padrejtë ndërsa për Montgomeryn ka thënë se është e sëmurë mendërisht, pasiqë në fëmijërinë e saj kishte përjetuar abuzim dhe nuk ishte përfaqësuar si duhet në gjykatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura