Vrau e plagosi dy të tjerë, vetëdorëzohet

Apr 30, 2013 | 11:35
SHPËRNDAJE
Bledi Ruçi

SARANDË- Prej 8 muajsh rezultonte si një nga personat më të kërkuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, por arratia e Bledi Ruçit ka marrë fund pas vetëdorëzimit. Dje, 27-vjeçari është paraqitur në Komisariatin e Sarandës, nga ku i ka pohuar policisë se ishte i kërkuari prej tyre për vrasje. Vetëdorëzimi i tij përkon me nisjen e procesit gjyqësor në Gjykatën e Sarandës, ku deri tani janë zhvilluar 3 seanca në mungesë. Ai akuzohet se më 31 gusht të një viti më parë, pas një grindjeje për një borxh lidhur me një sasi droge të shitur te një 21-vjeçar, vrau dajën e këtij të fundit, Ardian Beqirin, 42 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë, pas një konflikti të çastit, ku nga të shtënat me armë zjarri “Kallashnikov” mbetën të plagosur edhe Ferdinand Xhango e Orest Ziflaj. sh.d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura