Balla: Mjedisi i ndotur nga ‘barkderrat’ në foto. Topalli: S’ke lënë gjë pa thënë kundër Lamajt, kërko falje

Feb 28, 2013 | 11:51
SHPËRNDAJE

TIRANË- Replika e akuza të ashpra mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla.

“Ti ke dalë në konferenca shtypi duke sulmuar komisarin që nuk jeton më, kërko të falur. Ti nuk po vjen më në këtë parlament zgjedhjet e ardhshme, sado që të shfrysh më mashtrime, do ta them, nuk ke lënë gjë pa thënë kundër Berishës. Ti je ai që nuk ke lënë pa bërë gjë me klientat e tu. Ti je i pagum me ata klientat që ia vesh Sali Berishës. Unë përkulem para cdo polici që ka dhënë jetën për rendin dhe qetësisë, kurse ti s’ke lënë gur pa hedhur kundër atij njeriu, konferencë shtypi pa lëshuar bomba kundër tij, të të vijë turp, ku e coni fytyrën ti, po ku ke fytyrë ti”- i tha Topalli Ballës.

Ajo i ka ndërprerë fjalën Ballës, i cili e ka nisur fjalën me vrasjen e komisarit Lamaj, duke i thënë se është jashtë rendit të ditës.

“Unë nuk jam hipokrit, nuk komportohem me këtë sjelle, kërkova të marrësh përgjegjësinë ti për një kërkesë dhe moral që duhet të kishte ky parlament ta niste punën me 2 min heshtje për një komisar të vrarë. Sot ky Kuvend nuk hyn dot në punime normale pa dhënë shpjegime Ministri i Brendshëm për foton”- tha Balla.

Sipas tij, Ky Kuvend është i ndotur me kryeparlamentaren, mjedisi i ndotur me ata ‘barderra’ që drejtojnë policinë, me këtë qeveri, me ministrin e Brendshëm më të paaftë në 100 vjet histori.
Pyete shokun tat me të cilin ti bën tregti, se e ke aty. Më i ndotur se prej teje këtu nji tash mor djalë nuk ka parlament. Do jem e lumtur se në parlamentin e ardhshëm nuk do jesh ti këtu”- tha Topalli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura