Greqi, përurohet një shkollë shqipe në Volos

Sep 30, 2012 | 12:06
SHPËRNDAJE

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë sot në çeljen e një shkolle në gjuhën shqipe në Volos të Greqisë.

Në fjalën e tij, Haxhinasto tha se hapja e kësaj shkolle është një ngjarje e rëndësishme për emigrantët shqiptarë që jetojnë në këtë zonë.

Ai e cilësoi shërbimin ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët në greqi janë të shumtë, si një detyrim madhor.

Zv.Kryeministri falenderoi kryebashkiakun e Volosit, Panos Skotiniotis për kontributin e tij personal në hapjen e shkollës shqipe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura