VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Mickoski: Koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

May 9, 2024 | 7:44
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE ka arritur që të marrë fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar Presidentin, por edhe më shumë vende në Parlament.

mickoski

Pas fitores, Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se do të negocioj me të gjitha partitë politike opozitare, edhe pse sipas tij kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ai u shpreh se ka ardhur koha që “LSDM dhe BDI te shkojne ne opozite”.

Mickoski me këtë rast la të kuptohet se pavarësisht numrit të mandateve që ka fituar BDI-ja, kjo e fundit nuk është në agjendën e VMRO-DPMNE-s.

“Nuk do ti përsëris gabimet që i ka bërë kjo qeveri e cila injoronte partitë tjera politike. Ne kemi për qëllim që të bisedojmë me të gjitha partitë politike opozitare. Por kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Mickoski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura