Vlorë, punimet e firmës së naftës nxjerrin kafkat në sipërfaqe

Feb 28, 2014 | 13:11
SHPËRNDAJE

Kafka e nxjerrë në sipërfaqe nga fadroma
VLORE – Pamjet horror ku të vdekurit “dalin” nga varret po terrorizojnë banorët e fshatit Mërtiraj në Vlorë. Kafkat e të parëve të tyre kanë dalë në sipërfaqe, pasi rruga që ka hapur firma e nxjerrjes së naftës ka kaluar përmes varreve të vjetra të fshatit. Fadroma ka nxjerrë kafkat, ndërsa banorët kanë reaguar duke kërkuar ndalimin e punimeve dhe rivarrosjen e eshtrave. Por firma që ka kryer punimet duke iu dhunuar varret e të parëve, nuk ka marrë asnjë masë, duke i lënë eshtrat të shpërndara. Banorët janë ngritur vazhdimisht në protestë kundër firmës që punon për nxjerrjen e naftës në këtë zonë, duke bllokuar edhe aksin rrugor që lidh fshatrat e lumit të Vlorës me Poçemin e Tepelenës. Pavarësisht ankesës së tyre, as nga qeverisja lokale nuk është marrë asnjë masë. Të gjendur në këtë situatë, banorët e fshatit protestuan edhe dje. Veç sistemimit të varreve, ata i kërkojnë edhe punësim firmës që po kryen punimet. Protesta është mbyllur në orët e pasdites dhe banorët i lanë firmës private tri ditë afat për plotësimin e kërkesave të tyre.                               q.b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura