Vllaznia, Vajushi mban “peng” sulmin e shkodranëve

Mar 31, 2011 | 12:48
SHPËRNDAJE

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka dilema për sa i përket formacionit anti-Shkumbin. Një nga “problemet” e teknikut është rikthimi qind për qind i sulmuesit kryesor të kësaj skuadre, Vioresin Sinani. Rikthimi i tij në formën më të mirë do të bëjë që në këtë repart Josa ta ketë të vështirë përzgjedhjen. Sinani do ta kërkojë në ndeshjen me Shkumbinin vendin e titullarit. Por edhe sulmuesi tjetër i ekipit, Xhevahir Sukaj, do ta detyrojë Josën që ta hedhë në fushë nga minuta e parë, kjo falë formës së shkëlqyer që ai ka. Por nuk duket se do ta ketë të lehtë ta formojë një dyshe të tillë, edhe për një fakt tjetër se do ta ketë tepër të vështirë të lërë në stol një tjetër lojtar, që ka treguar se vlen shumë në aspektin sulmues, si Vajushi. Ky futbollist ka treguar se ka shumë vlera për të qenë një gjysmësulmues i mirëfilltë dhe, për më tepër, ai gëzon një formë mjaft të mirë sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura