Vllaznia premton fitore nderi kundër Flamurtarit

Mar 31, 2012 | 14:09
SHPËRNDAJE

Flamurtari shpreson ende për një vend në Europë nëpërmjet kampionatit, ndërsa Vllaznia synon ta mbyllë me nder kampionatin. Shkodranët premtojnë se do triumfojnë në shtëpi ndaj vlonjatëve, pavarësisht se nuk kanë ndonjë objektiv të rëndësishëm për të arritur në Superiore sivjet. “Kemi treguar se jemi një grup që në çdo sfidë kërkojmë vetëm pikët maksimale dhe këtë e kërkoj edhe në përballjen me Flamurtarin. Kam besim që ndaj vlonjatëve do tregojmë forcën tonë reale dhe do triumfojmë”, – është shprehur trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata. Ndërkohë, kreu i pankinës së vlonjatëve, Shkëlqim Muça, tha: “Ne e dimë që ndaj Vllaznisë është gjithnjë e vështirë dhe kjo sfidë nuk mund të krahasohet me atë të Kupës së Shqipërisë. Do japim më të mirën tonë në fushë dhe unë jam optimist që do marrim rezultat pozitiv, pasi shpresojmë ende te vendi i tretë në kampionat”.

FORMACIONET
Vllaznia (4-3-1-2): Vujadinoviç, Smajli, Kraja, Petroviç, Vuk, Gocaj, Moreno, Belisha, Bërnoviç, Hajdari, Jablan
Trajner: Rudi Vata
Flamurtari (4-2-3-1): Koliqi, Arbri, Brahja, Veliu, Abraham, G.Muça, Kuqi, Progni, Lena, Shtubina, Pejiç
Trajner: Shkëlqim Muça

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura