Vjen i nxehti afrikan/ Një tjetër javë me temperatura përvëluese, ja parashikimi për pesë ditë

Jul 26, 2021 | 10:25
SHPËRNDAJE

223959657_1215633982209272_4738192528439719265_n

Java e fundit e muajit korrik pritet që të rezervojë temperatura përvëluese. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi pritet të ketë mot të ndikuar nga vala e të nxehtit afrikan.

Kjo valë e nxehtë do të sjellë mot me diell dhe lagështirë të ulët gjatë orëve të mesditës.

Rritja e temperaturave do të jetë e vijueshme dhe do të bëjë që si mëngjeset ashtu edhe mbrëmjet të jenë me vlera të larta temperaturash.

Era do të fryjë jug dhe veriperëndim e lehtë duke sjellë dhe dallgëzim të ulët në brigjet detare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura