Vjedhja, Braçe: Guvernatori ka gënjyer Kuvendin

Aug 30, 2014 | 14:55
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryetari i Komisionit te Ekonomise, deputeti i PS-se, Erjon Braçe, ne nje tjeter reagim per situaten ne Banken e Shqiperise, pas arrestimit te 7 personave te tjere, deklaron se Guvernatori ka genjyer gjate seances ne komision, per ceshtjen e inventarizimit. 

Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Braçe sqaron se Fullani ne komision deklaroi se  “inventar eshte bere por sipas standardeve te reja te BQE, inventari behet me zgjedhje ne 5% te arkave, kjo eshte edhe arsyeja pse nuk jane zbuluar me pare arkat e vjedhura”. Nderkohe qe sipas Braces, arrestimi i shtate personave nje dite me pare eshte bere pasi akuza ‘zbuloi se nje rregullore e vitit 2006 paska sanksionuar inventarizimin fizik te cdo kolie me para dhe referuar kolive te shqyera thote se ato kane qene lehtesisht te dallueshme nga cdo inventarizues”.

Nderkohe sipas tij, FMN kishte rekomanduar qe ne maj te 2006 ngritjen e komitetit te auditit ne BSH, rekomanduar kjo edhe ne cdo raport te Inspektorit te Pergjithshem qe nga 2010, por nje gje e tille nuk eshte marre parasysh as nga Guvernatori e as nga Keshilli Mbikëqyres. 

Postimi i plote i Braces  

Dy lajme kane gazetat sot lidhur me Banken e Shqiperise:

I pari,
Banka e Shqiperise ka krijuar Komitetin e Auditit me anetare te Keshillit qe nuk jane ne egzekutivin e Bankes.

E verteta e pare,
Fondi Monetar Nderkombetar ka rekomanduar qe ne maj 2006 ngritjen e nje komitetit te Auditit ne BSH per te forcuar krahun e kontrollit te brendshem e te jashtem ne Banke; 

Inspektori i Pergjithshem i BSH, ne reference te ketij rekomandimi te Fondit, ne cdo raport nga viti 2010 ka kerkuar ngritjen e Komitetit te Auditit ne BSH. 

Pooor,
Ne asnje vit nga ai 2006 kur eshte bere rekomandimi e deri dje kur eshte zyrtarizuar vendimi, Guvernatori e Keshilli Mbikqyres nuk e moren ne komsiderate kete rekomandim. 

Kjo eshte e verteta dhe ngarkon me pergjegjesi Guvernatorin dhe Keshillin Mbikqyres te Bankes.

I dyti,
Prokuroria ka urdheruar arrestimin e 7 punonjesve te tjere te Bankes se Shqiperise, te gjithe inventarizues te vlerave monetare ne disponim ne objektin dhe arkat e vjedhura.
Prokuroria i akuzon ata se nuk kane bere invetarizimin fizik te kolive sipas nje rregulloreje per kete proces te vitit 2006.

E verteta e dyte,
GUVERNATORI I BANKES SE SHQIPERISE NA PASKA GENJYER, MUA SI KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE DHE TE GJITHE DEPUTETET E KOMISIONIT TE EKONOMISE QE E DEGJUAM TE DESHMONTE NE SEANCEN ME DYER TE MBYLLURA NE KUVEND NJE MUAJ ME PARE.

Deputeti Ervin Koci e pyeti guvernatorin nese ishte bere vit per vit per efekt edhe te bilancit te Bankes, inventarizimi fizik i vlerave monetare te administruara ne arkat e vjedhura.

Guvernatori ju pergjigj se ky inventar eshte bere por sipas standardeve te reja te BQE, inventari behet me zgjedhje ne 5% te arkave, kjo eshte edhe arsyeja pse nuk jane zbuluar me pare arkat e vjedhura.

Deputeti insistoi i habitur se si mund te behet bilanci e te certifikohet pa u bere inventari fizik dhe Guvernatori serish insitoi se kjo eshte tani praktika evropiane e inventarizimit per shkak te volumit te madh.

Sot,
Prokuroria paska zbuluar se nje rregullore e vitit 2006 paska sanksionuar inventarizimin fizik te cdo kolie me para dhe referuar kolive te shqyera thote se ato kane qene lehtesisht te dallueshme nga cdo inventarizues.

Per kete arsye te shtate jane arrestuar!!

Pra,
Guvernatori ka genjyer ne Kuvend!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura