Viola Spiro thyen heshtjen: Jam vetëm, lidhja me Arjonin ishte fantastike, por nuk eci

Aug 30, 2014 | 18:30
SHPËRNDAJE

Pas 4 vitesh velinë, tashmë moderatore në dy programe sportive.

Një jetë e re për bionden simpatike Viola Spiro, si në çështjet e zemrës, ashtu dhe profesionalisht. Pas tri vitesh lidhje me Arjon Muçën, ajo tashmë deklaron se i është përkushtuar punës në televizion. Katër vite e njohur si velina bionde e “Fiks Fare” në “Top Channel”, tashmë në ekran si moderatore, pasi ka firmosur kontratën e re me “Digitalb” për dy emisione. Të hënave “Eurogol” dhe çdo të shtunë e të diel “Fans zonë” në Supersport. Pyetjes se nëse ajo tashmë del me dikë tjetër pas ndarjes nga Arjoni, i përgjigjet: “Jam single dhe po i përkushtohem punës. Kam ndërmend të rri gjatë kështu, e nëse lidhem me dikë, s’do jetë më publike”. Në fakt, pak kohë pas ndarjes së çiftit mjaft simpatik, ende asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar të rrëfehej publikisht se çfarë ndodhi që ata i dhanë fund lidhjes së konsoliduar. Viola thyen heshtjen duke treguar për herë të parë për “Panorama Plus” përjetimet e dhënies fund të kësaj historie të bukur dashurie.”Ishte lidhje fantastike, por nuk eci mbase për fajin e të dyve. Ndoshta s’duhet të ishim aq prefektë…” Nëse e ka vuajtur ndarjen ose jo, ajo thotë: “Unë kam vuajtur më shumë vendimin e ndarjes, pasi në monentin që e vendosa, kishte mbaruar. Thjesht po kuptoja që s’do e vazhdoja… Më saktë e dinim të dy që do ndodhte dhe u ndamë shumë, shumë mirë. Vetëm se unë u tregova më e prerë kur e kuptova këtë”. Lidhur me disa fjalë se shkak për ndarjen u bë një vend pune në televizion, që synohej fillimisht nga motra e Arjonit por iu dha Violës, ajo e mohon, duke sqaruar se s’ka asnjë të vërtetë në këtë mes. Dhe, për të dëshmuar faktin se ata janë ndarë si miq, Viola thotë: “Ende nuk e kam telefonuar Arjonin pas ndarjes, pasi kam qenë e zënë dhe me pushime, por shumë shpejt do e bëj pasi dua që ai të jetë mirë, në çdo gjë, përfshirë karrierën. Dhe, si për të testuar sadopak faktin nëse e ka harruar ose jo Arjonin, pyetjes se nëse do të ndihej keq kur të shohë ish-in e saj me tjetër vajzë në krah, ajo i përgjigjet: “S‘e besoj”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura