Vinçi u shkëput dhe… Detaje të reja nga ngjarja ku humbi jetën punëtori 28-vjeçar! Dy katet e pallatit në ndërtim, pa leje

May 10, 2024 | 10:02
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçar ka humbur jetë pasi ra nga vinçi ku po punonte në pallatin në ndërtim në Shëngjin.

Capture-117-763x450

Sipas burimeve, punëtori ka qenë duke ngjitur vinçin, por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me të.

Pallati ku humbi jetën 28-vjeçari ishte në ndërtim, por kati i 9-të dhe i 10-të i godinës po ndërtoheshin pa leje. Ne lidhje me ngjarjen janë shpallur ne kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.

Gjithshtu nën hetim janë edhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes se Territorit në Bashkinë Lezhë dhe policia vendore. Sipas Inspektoriatit të punës punonjësi ishte i pasiguruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura