Viktimat e masakrës së Tiranës, Tabaku: Komunistët vranë intelektualët e qytetit 79 vite më parë. Kujtojmë për të mbrojtur parimet e një shoqërie të lirë

Nov 16, 2023 | 11:40
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka kujtuar viktimat e masakrës së Tiranës, 79 vite më parë.

401458564_907601540729231_7108732206760254908_n

“79 vite më parë ndërsa qyteti zbrazej prej trupave naziste një tjetër forcë e errët shtriu duart e errëta në Tiranë dhe Shqipëri” shkruan Tabaku.

Tabaku shton se këtë datë e kujtojmë jo vetëm për nderimin e atyre që u vranë, por mbi të gjitha për të mbrojtur parimet e një shoqëria që respekton mendimin e lirë dhe nuk harron të shkuarën totalitare dhe kultin e individit.

“Kujtojmë sot në këtë datë jo vetëm për nderimin e atyre që u vranë nga tirania komuniste, por mbi të gjitha për të mbrojtur parimet e një shoqërie që respekton mendimin e lirë dhe nuk harron të shkuarën totalitare dhe kultin e individit!”, shton ajo.

Postimi i plotë:

79 vite më parë ndërsa qyteti zbrazej prej trupave naziste një tjetër forcë e errët shtriu duart e errëta në Tiranë dhe Shqipëri.
Me një projekt të qartë në mendje, me taktika leniniste dhe staliniste, komunistët vranë intelektualët e qytetit ndërsa hidhnin themelet e një diktature çnjerëzore.
Masakra e netëve prej 12 nëntorit deri në agun e 17 nëntorit qe preludi i totalitarizmit që vrau një komb për 5 dekada me radhë. Një dëshmi historike nga e cila ne duhet të mësojmë!
Kujtojmë sot në këtë datë jo vetëm për nderimin e atyre që u vranë nga tirania komuniste, por mbi të gjitha për të mbrojtur parimet e një shoqërie që respekton mendimin e lirë dhe nuk harron të shkuarën totalitare dhe kultin e individit!
Të pa harruar
1. Abdulla Saraçi
2. Muharrem Liku
3. Hamit Greblleshi
4. Muntaz Kokalari
5. Vesim Kokalari
6. Syrja Kokalari
7. Azis Blloshmi
8. Muharrem Lleshi
9. Akil Sakiqi
10. Nazmi Uruçi
11. Hasan Dine
12. Bajram Cuka
13. Boris Beleski
14. Fahri Dabulla
15. Faik Shkupi
16. Ismail Petrela
17. Jusuf Allamani
18. Jorgji Mema
19. Jakup Deliallisi
20. Mehmet Dado
21. Kapllan Deliallisi
22. Shefqet Deliallisi
23. Anton Fekeçi
24. Rifat Tërshana
25. Petraq Pekmezi
26. Selman Ali Korça
27. Aleks Mavraqi
28. Selman Shqefni
29. Minella Kotokoci
30. Ndue Pali
31. Selim Brahja
32. Selim Kelmendi
33. Nebil Çika
34. Lluka Xhumari
35. Rakip Kalenja
36. Ali Panariti
37. Subi Topulli

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura