Vijon aksioni “Fund Marrëzisë”, ja të dhënat e fundit

Oct 31, 2013 | 19:14
SHPËRNDAJE

UPDATE- Aksioni i kundër lojrave të fatit i nisur prej datës 14 tetor në të gjithë Shqipërinë po vijon ende.

Sot, Policia e Shtetit dha detaje të tjera lidhur konkluzionet e këtij operacioni gjatë gjithë këtyre ditëve.

Sipas saj, deri tani janë kontrolluar 1324 subjekte, nga të cilat janë proceduar penalisht 494. Po ashtu janë proceduar 486 persona, si dhe janë sekuestruar 2885 makineri lojra fati dhe pajisje.

Te dhenat e plota te policisë.

–          Janë kontrolluar 1324 subjekte

–          Janë proceduar penalisht 494 subjekte

–          Janë proceduar 486 persona

–          Janë sekuestruar 2885 makineri lojëra fati e pajisje

–          Janë sekuestruar 203 kompjuter dhe 610 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.

Në qarkun Tiranë: janë kontrolluar 254 subjekte, janë proceduar penalisht 178 subjekte dhe 169 persona, janë sekuestruar 1410 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 63 kompjuter e 180 monitor.

Në Qarkun Durrës: janë kontrolluar 106 subjekte, janë proceduar penalisht 29 subjekte dhe 29 persona, janë sekuestruar 240 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 15 kompjuter e 31 monitor.

Në Qarkun Lezhë: janë kontrolluar 45 subjekte, janë proceduar penalisht 34 subjekte dhe 34 persona, janë sekuestruar 155 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 43 monitor.

Në Qarkun Shkodër: janë kontrolluar 93 subjekte, janë proceduar penalisht 25 subjekte dhe 25 persona, janë sekuestruar 82 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 22 kompjuter e 92 monitor.

Në Qarkun Kukës: janë kontrolluar 35 subjekte, janë proceduar penalisht 18 subjekte dhe 19 persona, janë sekuestruar 98 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 29 monitor.

Në Qarkun Dibër: janë kontrolluar 47 subjekte, janë proceduar 24 subjekte dhe 24 persona, si dhe janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 22 monitor.

Në Qarkun Elbasan: janë kontrolluar 145 subjekte, janë proceduar 35 subjekte dhe 35 persona, janë sekuestruar 109 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitor.

Në Qarkun Korçë: janë kontrolluar 67 subjekte, janë proceduar 20 subjekte dhe 20 persona, janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 2 kompjuter dhe 4 monitorë.

Në Qarkun Berat: janë kontrolluar 129 subjekte, janë proceduar 41 subjekte dhe 42 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 26 kompjuter dhe 26 monitor.

Në Qarkun Fier: janë kontrolluar 220 subjekte, janë proceduar 48 subjekte dhe 47 persona, janë sekuestruar 253 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 54 monitor.

Në Qarkun Gjirokastër: janë kontrolluar 89 subjekte, janë proceduar 15 subjekt dhe 15 persona, janë sekuestruar 132 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.

Në Qarkun Vlorë: janë kontrolluar 94 subjekte, janë proceduar 27 persona dhe 27 subjekte, janë sekuestruar 114 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 11 kompjuter dhe 43 monitor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura