Vidhen detajet personale të Toni Bler

Jun 30, 2011 | 10:50
SHPËRNDAJE

Piratët kompjuterikë kanë arritur të marrin të dhënat e numrit kombëtar të sigurimeve të ish-kryeministrit britanik, Toni Bler, nëpërmjet e-mailit të një ndihmësi të tij. Ata kanë marrë gjithashtu edhe disa numra dhe adresa personale nga të dhënat e Blerit. Numri, bashkë me emrat, adresat dhe numrat e telefonit të disa miqve të tij të nivelit të lartë, janë botuar në internet. Besohet se të dhënat janë siguruar nga e-maili i ish-anëtarit të stafit të zotit Bler. Zyra e Bler ka siguruar se të dhënat nuk janë marrë nga sistemi i tij personal. Sipas raportimeve, të dhënat janë botuar fillimisht në një faqe të quajtur “pastebin.com”, e cila paraqiste me mes të tjerave edhe shumë numra të figurave laburiste, si kancelarin Lord Irvin dhe deputetin Denis Mekshein. Kishte edhe detaje kontaktesh për disa nga anëtarët e familjes së tij, përfshirë edhe të gruas, Sheri.  Një shënim në krye të faqes shkruante: “Këto të dhëna janë siguruar në dhjetor 2010”. Hakersat pohojnë se kanë ende akses në të dhënat e ish-kryeministrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura