“Vidhemi edhe kur ne flemë”- Aktori Neritan Liçaj në protestën para bashkisë: Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë

Apr 30, 2024 | 16:49
SHPËRNDAJE

Aktori Neritan Liçaj ishte pjesë e protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij ai u shpreh se duhet të ngrihen të gjithë për të rrëzuar të gjitha ata që nuk punojnë për kombin.

neritan licaj

Neritan Liçaj: Çfarë do presin më shqiptarët të dalin, kur ne vidhemi edhe kur flemë. Cfarë do presim për të dalë dhe për të rrëzuar kriminelet e këtij vendi që vjedhin për të pasuruar familjet e tyre. Çfarë do presin më shqiptarët për të dalë dhe për të fituar të drejtat e tyre. Ne duhet ta rrëzojmë këtë dhe atë tjetrin, ai që do vijë prapa këtij do bëhet edhe më i keq. Duhet të mësojmë të rrëzojmë ata që nuk punojnë për kombin tonë. Një fjalë kishe edhe për policët. Kur jeni betuar i jeni betuar flamurit, ju i keni njollosur uniformat që kur prishët teatrin kombëtar me dhunë. Jemi në prag të shfarosjes si komb nëse nuk reagojmë tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura