Video/Rama provokon sërish demokratët pas fotos që i tërboi dje: Bëjeni “luftën” me mua dhe…

May 14, 2017 | 17:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook”, ka shkruar se dje u kritikua nga shumë demokratë lidhur me një foto të postuar nga ana e tij, ku dukej se sheshi në protestë kishte pak persona.

Por për të përforcua argumentin e tij dhe për të ritheksuar se në protestë më të vërtete dje kishte pak pjesëmarrës ai ka publikuar një video duke i bashkëngjitur dhe foton që publikoi dje.

 

Në postimin e tij Rama shkruan:

Meqe dje beme debat me ca miq demokratikas ketu ne rrjet, te cilet kembengulnin se fotoja qe une postova ishte bere dy ore perpara fillimit te protestes “me te madhe ne histori”, meqe me akuzuan madje per trukim te fotos?, po edhe meqe une s’jam nga ata qe terhiqem kur perballem me argumentin e forces e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto?

Videon ma nisi nje mik i rrjetit, eshte bere gjate kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara?

Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak?

Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t’u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni “luften” me mua, me syte tuaj, jo me syte e te udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te lajthiturve, qe ju duan mish per top kunder Adrejtesise se re dhe Shqiperise qe duam???? me #Shtet? #Pune? #Mireqenie

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura